RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani takohet me mbretin e Jordanisë: Të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet

presidentja-osmani-takohet-me-mbretin-e-jordanise:-te-dy-palet-riafirmuan-perkushtimin-per-paqe-e-stabilitet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që nga viti 1999 në vazhdimësi, sikurse edhe në GJND.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e mbështetjes së mëtejme nga Mbretëria e Jordanisë në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.

Presidentja Osmani dhe Mbreti Adullah II, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.

Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Më tej, Presidentja Osmani, tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Related posts

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, 13 persona të arrestuar në ishullin grek! Parashikohen gjoba deri në 200 mijë euro dhe 20 vite burg për zjarrvënësit

admin

Erdoğan: Kurrë nuk do të harrojmë solidaritetin e të gjithë miqve tanë në këto ditë të vështira

Muhamet Ramadani

SHBA-ja pezullon sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë hapësirë diplomacisë

Kushtrim Guraj