RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi – Mbi 11 000 të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese

libi-–-mbi-11-000-te-vdekur-pas-permbytjeve-shkaterruese

Numri i të vdekurve pas përmbytjeve shkatërruese në Libi është rritur në rreth 11 300 në qytetin më të goditur të Darnas, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

OCHA tha se 10 100 persona të tjerë ishin shpallur të zhdukur në Derna, ndërsa rreth 170 banorë të tjerë ishin vrarë diku tjetër në Libinë lindore.

“Këto shifra pritet të rriten ndërsa ekuipazhet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar”, tha OCHA.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 4 000 persona të vdekur nga përmbytjet ishin identifikuar.

Një grup analistësh dhe studiuesish libianë të të dhënave thanë gjithashtu se kishte rreth 4 000 vdekje të konfirmuara.

Shifra kontradiktore kanë dalë nga Libia e ndarë politikisht, që variojnë nga 5 000 deri në 11 000.

Më herët gjatë javës, kryetari i bashkisë së Dernas tha se deri në 20 000 persona mund të kishin vdekur atje.

Një stuhi e fuqishme e quajtur “Daniel” goditi Libinë të dielën më 10 shtator, pasi më herët përfshiu edhe Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Dy diga u prishën në malet mbi portin e Dernës, duke përmbytur zona të mëdha të qytetit me 100 mijë banorë. /atsh

Related posts

Zyrtarë të OKB-së: Bregu Perëndimor i pushtuar është në “pikë kritike”

Hevzi

Sulmet ukrainase brenda Rusisë, Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet

admin

Hoxha takon homologun malazez: Shqipëria dhe Mali i Zi kanë ndërtuar një model të vërtetë të bashkëpunimit rajonal

RTI