RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencitë humanitare të Libisë përgënjeshtrojnë OKB-në

agjencite-humanitare-te-libise-pergenjeshtrojne-okb-ne

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane mohoi numërimin e 11.300 të vdekurve nga përmbytjet në Derna, që i atribuohen asaj nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

“U habitëm kur pamë që emri ynë figuronte në këto numra. Ato rrisin konfuzionin, dëshpërimin e familjeve të të zhdukurve”, tha për AFP nga Bengazi përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, Tawfik Shokri.

OKB në një deklaratë të shtunën tha se këto përmbytje të paprecedentë kanë vrarë rreth 11,300 njerëz dhe 10,100 të tjerë janë zhdukur vetëm në qytetin Derna.

Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore. “Këto shifra pritet të rriten ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur,” paralajmëroi OCHA.

Related posts

Sirianët në gjendje të vështirë pas tërmeteve, netët i kalojnë në makina dhe në rrugë

admin

Kuvendi miratoi 10 nga 13 marrëveshjet ndërkombëtare, një u shty

Muhamet Ramadani

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

Muhamet Ramadani