Kreu i regjimit sirian, Bashar al-Assad, të enjten do të realizojë një vizitë zyrtare në Kinë, transmeton Anadolu.
Vizita, e para e Assadit në Pekin që nga shpërthimi i luftës civile në Siri, vjen me ftesë të presidentit kinez, Xi Jinping.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Sirisë, Assad dhe Xi do të zhvillojnë bisedime gjatë vizitës.
Në njoftim thuhet se “vizita do të përfshijë një sërë takimesh dhe ngjarjesh” në kryeqytetin Pekin dhe qytetin Hangzhou.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assadit shtypi protestat pro-demokratike.
Në vitin 2021, Assadi u takua në Damask me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, ku, siç tha në atë kohë presidenca siriane, ata diskutuan pjesëmarrjen e Sirisë në infrastrukturën dhe iniciativën tregtare të Kinës “Brez dhe Rrugë”.