RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrelli organizon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë Osmani e Vuçiq

borrelli-organizon-takim-me-lideret-e-ballkanit-perendimor,-pjese-osmani-e-vuciq

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka organizuar një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani përmes një njoftimi në Facebook.

“Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.

“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij”, ka njoftuar tutje presidentja Osmani.

Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha e Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet, e bashkërenduar tërësisht me politikat e BE-së edhe sa i përket sanksioneve dhe me procese reformuese të rëndësishme.

“BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndryshe, Presidentja Osmani po qëndron në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Osmani në New York ka pasur takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme.

Related posts

Mbërrijnë në SHBA udhëtarët e parë kinezë pas rihapjes së kufijve

admin

Thirrje për vdekjen e Dua Lipës dhe Bella Hadid nga reperët izraelitë

rezart morina

Dënimi ndaj Krivaqës, reagon Osmani: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

admin