RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Shqipëria sot drejton seancën e Këshillit të Sigurimit

shqiperia-sot-drejton-seancen-e-keshillit-te-sigurimit

Shqipëria do të drejtojë sot seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama sot në Facebook teksa ka shpërndarë edhe një fotografi.

Ndërkaq mbrëmë përmes një videomesazhi, kryeminsitri shqiptar ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të flitet për pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Ndryshe, kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit, që prej fillimit të luftës.

Related posts

“Pa integritet, hipokrite, po hap Kutinë e Pandorës”/ Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen

admin

Kryediplomati turk Fidan: Turqia kundërshton ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit

RTI

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Irfan Jahiu