Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë, obligohet që menjëherë t’i suspendojë nga puna tre punëtoret e çerdhes “Gëzimi ynë”.
Këtë e ka bërë të ditur Edona Kutleshi, këshilltarja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë Kutleshi.
Kutleshi ka bërë të ditur se me anë të këtij vendimi është kërkuar që të merren masa edhe ndaj drejtoreshës së këtij insititucioni.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.