RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektorati i Arsimit vendos për suspendimi e tri punëtoreve të çerdhes ku dyshohet se u rrah trevjeçari

inspektorati-i-arsimit-vendos-per-suspendimi-e-tri-punetoreve-te-cerdhes-ku-dyshohet-se-u-rrah-trevjecari

Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë, obligohet që menjëherë t’i suspendojë nga puna tre punëtoret e çerdhes “Gëzimi ynë”.

Këtë e ka bërë të ditur Edona Kutleshi, këshilltarja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë Kutleshi.

Kutleshi ka bërë të ditur se me anë të këtij vendimi është kërkuar që të merren masa edhe ndaj drejtoreshës së këtij insititucioni.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Related posts

“Kanë udhëtuar bashkë në të gjithë botën!”- Thashethemet për romancën mes ish CEO-s së “Google” me vajzën 27-vjeçare të kryeministrit bavarez, zbulohen detaje

admin

“Me urdhrin tim u eliminua terroristi më aktiv në botë!”- Trump: Numri dy i Shtetit Islamik është vrarë

admin

Ashpërsimi i masave kundër pirjes së duhanit, brenda pesë ditëve u shqiptuan 150 gjoba për shkelësit

Muhamet Ramadani