RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin izraelit, Netanyahu në New York

presidenti-erdogan-takohet-me-kryeministrin-izraelit,-netanyahu-ne-new-york

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti në një takim kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës thuhet se në takimin e mbajtur në Türkevi (Shtëpinë Turke) u diskutua për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve si dhe zhvillimet e fundit lidhur me mosmarrëveshjet Izrael-Palestinë.

Erdoğan tha se Turqia mund të bëjë me Izraelin punime të përbashkëta në fushën e energjisë, teknologjisë, inovacionit, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike dhe shtoi se duhet të punohet së bashku për një botë ku do të mbizotërojë paqja.

Në takim presidenti Erdoğan u shoqërua nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, kreu i Inteligjencës turke MIT, İbrahim Kalın, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale pas takimit, Erdoğan tha: “Në kuadër të takimeve të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së, realizuam takim me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Urojmë që konsultimet tona të jenë të dobishme për vendin dhe rajonin tonë”.

Related posts

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

admin

Britani, demonstarata pro migrimit pengohet nga grupi i ekstremit të djathtë – VIDEO

rezart morina

Të paktën 5 të vdekur nga reshjet masive dhe përmbytjet në Pakistanin jugperëndimor – VIDEO

rezart morina