RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite bo’mbardon turmën e pa’lestinezëve që po blinin bukë, 5 të vr’arë dhe disa të pl’agosur

ush’tria-iz’raelite-bo’mbardon-turmen-e-pa’lestinezeve-qe-po-blinin-buke,-5-te-vr’are-dhe-disa-te-pl’agosur

Ushtria izraelite sot në mbrëmje kreu një sulm ajror ndaj një turme njerëzish që po blinin bukë përpara një strehimoreje të palestinezëve të zhvendosur në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën pesë dhe duke plagosur disa të tjerë.

“Pesë dëshmorë dhe të tjerë të plagosur në një sulm ajror izraelit ndaj një turme njerëzish përpara shkollës Al-Fakhura (që përdoret si strehimore) në Jabalia”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze, Mahmoud Basal.

Një burim në terren tha për Anadolu se sulmi ajror izraelit kishte në shënjestër një pikë të shitjes së bukës në Jabalia pranë shkollës që është kthyer në strehimore.

Lufta aktuale e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 40.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 94.100 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa sulmet izraelite kanë lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Maqedonia e Veriut nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Frontex-in

RTI

Presidenti Erdoğan mbërriti në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

Muhamet Ramadani

Kina thirrje NATO-s: Mos krijoni kaos në Azi! Të na bëni përgjegjës ne për çështjen e Ukrainës është…

admin