RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye vazhdon të dërgojë ndihma humanitare në Libi pas përmbytjeve

turkiye-vazhdon-te-dergoje-ndihma-humanitare-ne-libi-pas-permbytjeve

Türkiye ka vazhduar të dërgojë ndihma humanitare në Libi, ku përmbytjet shkatërruese kanë lënë të vdekur mijëra njerëz, raporton Anadolu.

Anijet e marinës turke “TCG Sancaktar” dhe “TCG Bayraktar” fillimisht dërguan pajisje të nevojshme dhe materiale të ndihmës humanitare në Libi, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

“Pas këtyre dy anijeve, anija ‘TCG OSMANGAZI’ u nis nga Izmiri dhe dërgoi materiale ndihme, mjete dhe pajisje për të shërbyer në operacionet e kërkim-shpëtimit në Libi dhe ia dorëzoi ato autoriteteve”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa ‘TCG Bayraktar’ dhe ‘TCG Osmangazi’ po kthehen në vendin tonë, ‘TCG Sancaktar’ është nisur edhe një herë për të ofruar materiale të reja ndihme në rajon”, njoftohet më tej.

Türkiye ka dërguar më parë avionë me ekipe kërkimi-shpëtimi dhe furnizime humanitare për mbijetesë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar gjithashtu më shumë se 150 tonë ndihma humanitare në Libi.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 4.000 njerëz kanë vdekur në gjithë Libinë për shkak të përmbytjeve shkatërruese, ndërsa më shumë se 40.000 njerëz janë zhvendosur.

Related posts

Bosnja organizon maratonë vrapimi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

Muhamet Ramadani

Diplomojnë 17 hafëzë të rinj në Medresenë e Madhe të Gjakovës

admin

Vende evropiane, së bashku me Kanadanë dhe Japoninë, i kërkojnë Izraelit t’i zbatojë detyrimet ndërkombëtare

Kushtrim Guraj