RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irlanda është e gatshme ta njohë një shtet palestinez, thotë kryeministri irlandez

irlanda-eshte-e-gatshme-ta-njohe-nje-shtet-palestinez,-thote-kryeministri-irlandez

Irlanda është gati që ta njohë formalisht një shtet palestinez dhe do të dëshironte të bënte kështu bashkë me Spanjë dhe shtetet e tjera që mendojnë njësoj, ka deklaruar të premten kryeministri i Irlandës, Simon Harris, pas një takimi me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez.

Spanja dhe Irlanda, përkrahësit e të drejtave të palestinezëve, muajin e kaluar janë radhitur krah Maltës dhe Sllovenisë për të punuar së bashku drejt njohjes së një shteti palestinez, raporton Reuters.

Përpjekjet vijnë pasi numri në rritje i vdekjeve në Gaza nga ofensiva e Izraelit për të shpartalluar Hamasin nxiti thirrjet globale për një armëpushim dhe zgjidhje të qëndrueshme për paqen në rajon.

“Më lejoni të them këtë natë se vlerësimi jonë është se ajo pikë është duke u afruar dhe ne do të dëshironim që të lëviznim së bashku në këtë drejtim”, ka thënë Harris pas takimit me Sanchez, kryeministri i parë që viziton Dublinin që kur Harris është bërë kryeministër këtë javë.

“Kur të lëvizim përpara do të dëshironim që ta bëjmë këtë së bashku me shumë të tjerë në mënyrë që të jetë e mundur për t’i dhënë peshë vendimit dhe për të dërguar mesazhin më të fortë. Populli i izraelit meriton një të ardhme të sigurt dhe paqësore, e ashtu edhe populli i Palestinës. Sovranitet i barabartë, respekt i barabartë”, ka shtuar ai.

Izraeli u ka thënë katër vendeve të BE-së që u angazhuan për të ecur drejt njohjes palestineze se nisma e tyre do të përbënte një “çmim për terrorizmin” që do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar për konfliktin e vjetër.

Takimi me Harris ishte pjesë e një numri të planifikuar të takimeve të Sanchezit këtë javë me homologët e BE-së, në përpjekje për të mbledhur mbështetje për njohjen e një shteti palestinez.

Sanchez ka thënë pas një takimi në Oslo me homologun e tij norvegjez Jonas Gahr Store më herët të premten se kishte “shenja të qarta” në Evropë se vendet në rajon ishin të përgatitura për të njohur një shtet palestinez.

Sanchez ka thënë më parë se pret që Madridi të zgjasë njohjen për palestinezët deri në korrik. /koha

Related posts

Presidenti i Azerbajxhanit në BeH për vizitën e parë zyrtare

rezart morina

Spanjë, sheshet sërish mbushen në mbështetje për Palestinën

admin

Zyrtarët izraelitë kritikojnë presidentin Biden pas vendimit për të vonuar dërgesat e armëve

admin6