RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak: Nuk do të dërgojmë më armë në Ukrainë

kryeministri-polak:-nuk-do-te-dergojme-me-arme-ne-ukraine

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të dërgojë më armë në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, deklarata e Morawieckit erdhi në një kohë kur marrëdhëniet me Ukrainën janë tensionuar për shkak të embargos së Varshavës ndaj sasive të mëdha të grurit ukrainas.

Duke folur për kanalin televiziv privat Polsat News, Morawiecki tha se Polonia ndihmoi në fitoren kundër Rusisë, por se Polonia nuk mund të pranonte që importet e grurit nga Ukraina të shkatërronin tregun polak.

Morawiecki deklaroi se tranziti i drithit ukrainas do të vazhdojë.

“Polonia nuk ka asnjë kosto për shkak të këtij tranziti. Përkundrazi, mund të thuhet se ne përfitojmë prej tij”, tha ai.

Ai ka nënvizuar se Polonia definitivisht nuk do të rrezikojë sigurinë e Ukrainës.

“Qendra jonë e furnizimit ushtarak në Rzeszow, në marrëveshje me amerikanët dhe NATO-n, përmbush të njëjtin rol që ka dhe do të vazhdojë të përmbushë”, tha Morawiecki.

Morawiecki deklaroi se kanë shtuar porositë e tyre për investime në ushtri, duke shtuar se, “Nuk do të dërgojmë më armë në Ukrainë, sepse tani e tutje do të armatosemi me armët më moderne”.

Related posts

Pas Holandës, Zelensky viziton edhe Danimarkën

rezart morina

Kryeministri spanjoll dhe lideri katalanas arrijnë 5 marrëveshje të reja

rezart morina

Trupat ruse pretendojnë sulme të suksesshme në vijën e frontit në Ukrainë

admin