RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MV: Sulmi ndaj policisë së Kosovës, akt i rëndë destabilizues

mv:-sulmi-ndaj-policise-se-kosoves,-akt-i-rende-destabilizues

Maqedonia e Veriut ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke e vlerësuar aktin si “përpjekje për të nxitur konflikt me pasoja mbi paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se autoret duhet arrestuar dhe të vihen para përgjegjësisë, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjithashtu, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e zyrtarit policor.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrë në veri të Republikës së Kosovës…stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, është thënë në reagimin e Osmanit. /atsh

Related posts

Policia konfiskon mbi 3600 kilogramë material piroteknik në vlerë rreth 7 mijë euro

rezart morina

Stoltenberg për situatën në veri: KFOR-i po monitoron situatën nga afër, të gatshëm të ndërhyjmë

admin

VOA: Ekspertët të shqetësuar mbi sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhias

admin