RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Homazhe në Tiranë për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

homazhe-ne-tirane-per-policin-e-rene-gjate-detyres-ne-kosove,-afrim-bunjaku

Në nder të zyrtarit policor Afrim Bunjaku që u vra në veri të Kosovës, në Shqipëri janë zhvilluar homazhe, raporton Anadolu.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të Bunjakut.

Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se 25 shtatori ishte është ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur “Hero të Kosovës” policin e rënë gjatë detyrës.

Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Related posts

Zgjedhjet në Kosovë, numërimi i votave përfundoi brenda 10 ditësh, VV siguroi 53 mandate

admin

Në vitin 2022 Kosova eksportoi dyfish më shumë mallra në SHBA sesa importoi

Muhamet Ramadani

Kancelari gjerman, Merz: Ne duhet të rrisim fuqinë tonë parandaluese

admin