RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Homazhe në Tiranë për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

homazhe-ne-tirane-per-policin-e-rene-gjate-detyres-ne-kosove,-afrim-bunjaku

Në nder të zyrtarit policor Afrim Bunjaku që u vra në veri të Kosovës, në Shqipëri janë zhvilluar homazhe, raporton Anadolu.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të Bunjakut.

Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se 25 shtatori ishte është ditë zie shtetërore në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur “Hero të Kosovës” policin e rënë gjatë detyrës.

Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Related posts

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

admin

Kurti: Jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri

Muhamet Ramadani

Presidentja e KE kritikon të djathtën ekstreme: Përfaqësues të Putinit që përpiqen të shkaktojnë deziformim dhe polarizim

admin