RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut kërcënon paqen globale

shba:-bashkepunimi-midis-rusise-dhe-korese-se-veriut-kercenon-paqen-globale

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se bashkëpunimi në rritje i Rusisë dhe Koresë së Veriut kërcënon paqen globale, transmeton Anadolu.

Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington, Blinken tha se “kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj sigurisë më të gjerë u demonstruan qartë nga vizita e Kim Jong-un këtë muaj në Moskë”.

Javën e kaluar, Kim bëri thirrje për forcimin e “kontakteve të ngushta” me Moskën, pas një vizite të profilit të lartë në Rusi dhe një takimi me presidentin Vladimir Putin më 12-17 shtator.

SHBA-ja tha se gjatë vizitës palët diskutuan blerjen e armëve nga Moska për luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe ndihmën e Rusisë për programin e armëve të paligjshme të Koresë së Veriut.

Related posts

BE do të publikojë hapat e mëtejshëm për krizën energjetike

admin

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqjen dhe arratiset nga vendi ndërsa protestuesit sulmojnë rezidencën zyrtare

admin

Kosova mes 20 shteteve themeluese, Osmani: Mesazh i fuqishëm për botën, shtetësia jonë është storie e përfunduar

Muhamet Ramadani