RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abazoviq për sulmin në Banjskë: Vazhdim i politikës katastrofike ballkanike

abazoviq-per-sulmin-ne-banjske:-vazhdim-i-politikes-katastrofike-ballkanike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se “sulmi ndaj policisë në Banjskë është një tragjedi dhe një vazhdim i politikës katastrofike ballkanike nga e cila rajoni nuk mund të shpëtojë”, raporton Anadolu.

“Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet. Të gjithë u tronditëm. Një situatë e këtillë mund të shpërthejë në shkallë më të gjerë”, u tha Abazoviq gazetarëve pas një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Abazoviq shtoi se Mali i Zi mbetet i bindur se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund.

“Popujt e këtij rajoni kanë provuar gjithçka përveç pajtimit. Apeli im për serbët dhe shqiptarët është ‘përpiquni të pajtoheni’, garantoj se të gjithë do të jenë mirë”, shtoi ai.

Në orët e para të së dielës, një grup prej rreth 30 personash serbë të armatosur rëndë në Banjskë ka sulmuar njësinë policore të Kosovës, si pasojë ka humbur jetën një polic kosovar.

Sipas informacioneve nga autoritetet kosovare, policia kosovare ka intervenuar dhe janë vrarë katër persona të grupit të armatosur.

Related posts

Hamasi: Pas votimit të rezolutës në OKB, Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë

RTI

Kancelari gjerman mbron politikën e “balancuar” ndaj Kinës

admin

EULEX-i bastis banesën e familjarëve të Bahri e Fahri Fazliut

rezart morina