RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ushtria ruse ka torturuar deri në vdekje informatorët ukrainas

okb:-ushtria-ruse-ka-torturuar-deri-ne-vdekje-informatoret-ukrainas

Një komision i Kombeve të Bashkuara deklaroi se gjithnjë e më shumë prova po mblidhen në Ukrainë se ushtria ruse po torturon dhe sulmon civilët.

“Ka prova të vazhdueshme që ushtria ruse po kryen krime lufte në Ukrainë,” raportoi komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.

Gjetjet nxjerrin në pah përdorimin e gjerë dhe sistematik të torturës nga forcat ruse kundër individëve të akuzuar si informatorë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Në disa raste, tortura u shkaktua me një brutalitet të tillë që rezultoi në vdekjen e viktimës,” shtohet një deklaratë.

”Komisioni tani do të kërkojë të përcaktojë nëse rastet e torturës dhe sulmeve ndaj infrastrukturës ukrainase përbëjnë krime kundër njerëzimit. Komisioni shpreh keqardhjen që sulmet që synojnë civilët dhe institucionet mjekësore, të cilat kanë status të mbrojtur, vazhdojnë të ndodhin”, theksoi ai.

Në rajonin Kherson, tha komisioni, ushtarët rusë përdhunuan dhe kryen dhunë seksuale ndaj grave të moshës 19 deri në 83 vjeç. /atsh

Related posts

Nis mësimi në një shkollë në Gjakovë, mësuesit vendosin t’i japin fund grevës

admin

S’ka shtesa për zyrtarët publik, edhe pse u bënë një vit që kur u miratua Ligji i Pagave për sektorin publik

admin

Sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro

admin