RTV AHIRETI
Kuzhinë

Reçel me boronica dhe çokollatë

recel-me-boronica-dhe-cokollate

Shfrytëzoni kohën kur kjo frutë është ende mund të gjendet në dyqane dhe bëni këtë reçel të shijshëm për lyerje buke

Mund t’i lyeni petullat, tortën e gjyshes ose bukën, ndërsa kombinimi i boronicave dhe çokollatës i jep këtij reçeli një shije unike, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 kg boronica të freskëta shtëpiake,
– 150 g çokollatë të zezë me 85% kakao,
– lëng nga një limetë ose gjysmë limoni.

Përgatitja:

1. Lani boronicat dhe vendosini në një tenxhere të thellë në zjarr mesatar. Kur të fillojnë të nxehen, shtypni me pirun ose me një shtypëse për pure patatesh.

2. Shtrydhni lëngun e limetës/limonit. E hidhni gradualisht në tenxheren me boronica. Mos e teproni, sepse reçeli mund të bëhet i thartë.

3. Zieni duke e përzier gradualisht derisa boronica të zbërthehet. Pas kësaj, lëreni të ziejnë edhe për 10 minuta të tjera dhe në varësi të kohëzgjatjes së zierjes, reçeli do të jetë më i trashë ose më i hollë (më mirë kur është pak më i hollë, përhapet më lehtë). Masës së zier i shtoni çokollatën e zezë të copëtuar pas 12-15 minutash. Përziejini dhe vendoseni në kavanoza të sterilizuar.

4. Kur të ftohet, vendoseni në frigorifer.

/Telegrafi.

The post Reçel me boronica dhe çokollatë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Truku për patatet e reja më të shijshme

admin

Biskota ylberi për fëmijët tuaj!

RTI

Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë!

admin