RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori i parë saudit në Palestinë mbërrin në Bregun Perëndimor

ambasadori-i-pare-saudit-ne-palestine-mberrin-ne-bregun-perendimor

Ambasadori i parë i Arabisë Saudite në Palestinë mbërriti në Bregun Perëndimor të martën për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Ambasadori Nayef bin Bandar al-Sudairi mbërriti në Bregun Perëndimor përmes pikës kufitare Al-Karama, duke udhëtuar nga Jordania për një vizitë dyditore, gjatë së cilës do të takohet me presidentin Mahmud Abbas.

Al-Sudairi është planifikuar të takohet me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki dhe kryeministrin Mohammad Shtayyeh.

Të hënën, Ministria e Jashtme palestineze tha se Al-Sudairi do të vizitojë Ramallahun të martën dhe të mërkurën.

Më 13 gusht, Agjencia zyrtare saudite e lajmeve raportoi se Al-Sudairi, i cili është gjithashtu ambasador saudit në Jordani, “paraqiti zyrtarisht një kopje të kredencialeve të tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasador Jorezident në Shtetin e Palestinës dhe Konsull Gjeneral në Kuds”.

Al-Sudairi është ambasadori i parë saudit në Palestinë. Mbretëria kishte një Konsullatë të Përgjithshme në Kuds, por ajo u mbyll me pushtimin e qytetit nga Izraeli në vitin 1967, kur Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, ishte nën administrimin jordanez në atë kohë.

Related posts

Nuk u dolën rrogat, punëtorët shëndetësor protestojnë para QKMF-së në Prishtinë

admin

Pezullohen përsëri punimet në Rrugën A, Komercialja e publikon aktvendimin

admin

Simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK organizojnë protestë në Suedi

admin