RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm

iran,-rreth-3-milione-njerez-jetojne-vetem

Kreu i Qendrës së Kërkimeve Strategjike të Popullsisë në Iran, Salih Qasemi tha se numri i familjeve në të gjithë vendin është rreth 25 milionë ndërsa rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm, transmeton Anadolu.

Duke folur për faqen e lajmeve “Hamshahrionline”, Qasemi ka dhënë informacione për numrin e familjeve dhe atyre që jetojnë vetëm në Iran, i cili ka një popullsi prej rreth 85 milionë banorësh.

Eksperti i shkencave sociale, Qasimi tha se: “Numri i familjeve në Iran është rreth 25 milionë ndërsa rreth 3 milionë njerëz jetojnë vetëm”. Ai theksoi se edhe pse disa të rinj janë kthyer në familje për shkak të problemeve ekonomike vitet e fundit, nuk ka patur ulje të numrit në fjalë.

“Familja” u referohet komuniteteve që jetojnë në të njëjtën adresë, pavarësisht nëse kanë lidhje farefisnore apo jo.

Related posts

Mediat ukrainase: Lideri i Çeçenisë është në gjendje kritike për jetën

Muhamet Ramadani

Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

RTI

Vala e të nxehtit ekstrem vazhdon në të gjithë Brazilin

Muhamet Ramadani