RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

sot-mblidhet-kuvendi-i-kosoves,-keto-jane-pikat-e-rendit-te-dites

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të re plenare.

Në rend të ditës janë 23 pika që do të shqyrtohen nga deputetët.

Duke filluar nga ora 11:00, shqyrtohen pikat e rendit të ditës si vijon:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Related posts

Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi

rezart morina

Po punonte me eskavator, burri në Kosovë zbulon 100 plumba në tokë dhe armë shpërthyese

admin

2022 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar për Britaninë e Madhe

admin