RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia përballet për herë të dytë me katastrofën e përmbytjeve

greqia-perballet-per-here-te-dyte-me-katastrofen-e-permbytjeve

Në rajonin Thesali të Greqisë janë shënuar sërish përmbytje për shkak të shirave intensive pas katastrofës së përmbytjes në fillim të shtatorit, transmeton Anadolu.

Në Pilio, Larisa dhe Farsala dhe kryesisht në Volos në rajonin Thesali janë përmbytur shtëpi, biznese, toka bujqësore dhe rrugë, ndërkohë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë mbyllur për trafikun edhe shumë rrugë.

Për shkak të reshjeve intensive nuk ka qenë i mundur furnizimi me energji elektrike në një pjesë të madhe të Volos.

Spitali i Volos është bastisur edhe një herë nga uji dhe Njësia e Mbrojtjes Civile në mesazhin e saj urgjent që ka dërguar nëpër telefonat celular të atyre që ndodhen në Volos ka paralajmëruar që të mos dilet në rrugë.​​​​​​​

Related posts

VOA: Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane

admin

Rusia paralajmëron Izraelin se dërgimi i armëve në Ukrainë do të “përshkallëzojë krizën”

admin

Gaza: Arrihet armëpushimi në mes të Izraelit dhe Xhihadit Islamik

admin