RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bernard Arnault nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash

bernard-arnault-nen-hetim-nga-prokuroria-franceze-per-pastrim-parash

Njeriu i dytë më i pasur në botë është nën hetimin e autoriteteve gjyqësore pas raportimeve për pastrim parash me një biznesmen rus.

Miliarderi francez dhe pronar i shtëpisë së modës “LVMH”, Bernard Arnault, është nën hetim nga drejtësia, raporton CNN duke cituar zyrën e prokurorit të Parisit.

Njeriu i dytë më i pasur në botë është nën hetimin e autoriteteve gjyqësore pas raportimeve për pastrim parash me një biznesmen rus. Sipas zyrës së Prokurorisë së Parisit, një hetim paraprak tashmë është duke u zhvilluar pas një raporti nga TRACFIN, një agjenci e qeverisë franceze kundër pastrimit të parave.

Miliarderi francez Bernard Arnault dhe oligarku rus Nikolai Sarkisov janë nën hetim për pastrim parash në një resort luksoz alpin, sipas prokurorëve të Parisit, raporton France24.

Related posts

Trupat e katër pengjeve ende në Gaza, kërkimet vazhdojnë nën rrënoja

admin

Kurti tregon kur fillon e kur pritet të përfundojë zbatimi i katër hapave për depërshkallëzimin në veri

admin

Alarm në Izrael, raportohet për sulm terrorist në jug të Tel Avivit! Vriten dy nga autorët që hapën zjarr pranë një stacioni hekurudhor

admin