RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

borrell-i-ben-thirrje-serbise-ta-terheqe-ushtrine-nga-kufiri-me-kosoven

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Related posts

Marrëveshja për targat, flet zëdhënësi i BE-së: Jemi të gatshëm t’i presim Kurtin e Vuçiqin në Bruksel

admin

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon

Muhamet Ramadani

Haxhiu: Dekreti i Presidentes Osmani është jokushtetues dhe i ngutshëm

Irfan Jahiu