RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor

Një palestinez ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e zjarrit që forcat izraelite hapën ndaj një automjeti në afërsi të qytetit Al-Bireh të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj automjetit në afërsi të vendbanimit hebre Psagot i ndërtuar në rajonin e Malit Et-Tavil të Al-Bireh.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në sulm humbi jetën Muhammed Cibril Rummane dhe se një tjetër palestinez u plagos.

Ndërsa në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se u hap zjarr dhe u “neutralizuan” 2 të rinj me pretendimin se kanë hedhur koktej molotovi ndaj një pike ushtarake në afërsi të Psagot.

Bregu Perëndimor nën pushtim, prej një kohe të gjatë dëshmon bastisjet nga ushtarët izraelitë dhe sulmet nga kolonët hebrenj.

Related posts

Ukraina: Përgatitjet për kundërsulm ndaj Rusisë në fazën e përfundimit

Muhamet Ramadani

Kurti kërkon që Serbia “të dënohet” për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Muhamet Ramadani

Rritet në 71.550 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani