RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria amerikane drejt “mbylljes”

qeveria-amerikane-drejt-“mbylljes”

Shkak, mosmarrëveshjet politike në Kongres

Mbyllja e qeverisë amerikane duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm. Afati për gjetjen e një marrëveshjeje skadon mesnatën e kësaj të Shtune dhe palët duken shumë larg arritjes së një marrëveshjeje.

Republikanët kërkojnë reduktim drastik të shpenzimeve në buxhetin e paraqitur nga ligjvënësit demokratë që përfaqësojnë administratën Bajden. Një prej kërkesave të republikanëve është edhe ndalimi i financimeve për Ukrainën, për të përballuar sulmin nga Rusia.

Për miratimin e buxhetit nevojitet një shumicë e thjeshtë në dhomën e ulët që kontrollohet nga republikanët. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë më shumë se 4 milionë punonjës të qeverisë dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen.

Pensionistët mund të mos marrin në kohë pensionet e tyre për të paguar faturat, apo për të blerë ushqime. Kjo pritet të jetë hera e 4 që administrata amerikane ndal punën për mungesë të fondeve për shkak të mosmiratimit të buxhetit. /tvklan

Related posts

Mbledhja e 188-të, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti

Muhamet Ramadani

Dhjetra të vrarë në Gaza mes përpjekjeve për armëpushim, çfarë pritet nga bisedimet që do të mbahen në Egjipt

admin

“Michael Jackson ëndërronte të performonte në skenë me…”- Avokati i familjes zbulon sekretin 15 vjet pas vdekjes: Nuk e kishte në plan të ndalonte së kënduari

admin