RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia vendi i parë që ndalon ushqimet sintetike

italia-vendi-i-pare-qe-ndalon-ushqimet-sintetike

Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike, pasi Senati dha driten jeshile për miratimin e projektligjit, sipas “Adnkronos”.

Më 19 korrik 2023, Senati miratoi me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimit sintetik.

Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike.

Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase.

“Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, tha Lollobrigida.

Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, atë të përdorimit të emërtimit ‘mish’ për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore.

Kjo zgjedhje synon të ruajë integritetin e termit ‘mish’ për produktet me origjinë shtazore, duke shmangur konfuzionin dhe garantimin e informacionit të saktë për konsumatorin.

Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar. /atsh

Related posts

Vendet aziatike mbajnë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023; Shqipëria në vendin e 51, me 115 destinacione

admin

Po aq i poshtër sa Assad-i: kush është Atef Najib, dënuar gjithashtu me vdekje?

Hevzi

Ushtria iraniane nis hetimet për shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit me të cilin po udhëtonte Raisi, pikëpyetje dhe skenarë të shumtë për rrethanat e aksidentit ajror

admin