RTV AHIRETI
Kuzhinë

Oriz me qumësht, dardha, fëstëk dhe mjaltë

oriz-me-qumesht,-dardha,-festek-dhe-mjalte

Recetë e shkëlqyer në vlera ushqimore dhe pa shumë kalori

Përbërësit:

– 1 filxhan oriz;
– 5 filxhanë qumësht me shumë yndyrë;
– një shkopth vaniljeje;
– ½ filxhan sheqer;
– 1/3 lugë lëvore limoni;
– 1 dardhë,
– gjysmë filxhani fëstëkë të grirë pa kripë, të fërguar;
– mjaltë (për shërbim).

Përgatitja:

Në enën me qumësht qitni orizin e zier; Në qumësht qitni edhe farat e bluara të vaniljes (nga brendësia e kërcellit).

Kur qumështi të vlojë, zvogëloni temperaturën dhe zieni duke përzier shpesh, derisa orizi të zbutet dhe të dendësohet (rreth 30 minuta).

Shtoni sheqerin dhe korën e limonit dhe duke e përzier zieni edhe 5 minuta.

Shërbeni orizin të ngrohtë apo të ftohtë me dardhën e grirë, fëstëkët e fërguar dhe pak mjaltë sipër.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Oriz me qumësht, dardha, fëstëk dhe mjaltë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Sallatë me mish të grirë dhe lakër

admin6

Pulë me xhinxher dhe hudhër

admin

Fasule në tavë

rezart morina