RTV AHIRETI
Kuzhinë

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

receta-per-humus-me-uje:-lyerje-e-shijshme-per-mengjes

Edhe pse zakonisht në humus i shtohet vaj ulliri, ky version përgatitet me ujë, që nuk e humb aspak shijen

Me shtimin e ullinjve ose kastravecëve turshi, mund të bëni një sandviç të shijshëm që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

200 gr qiqra të ziera (të konservuara)
4 lugë tahini
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper
lëng nga 2 limona të vegjël
1 lugë gjelle qiqra të thata
1 lugë gjelle hudhër pluhur
▪ piper i kuq

Përgatitja:

Hidhni në blender qiqrat e ziera, tahinin, kripën, piperin, hudhrën dhe lëngun e limonit dhe të gjitha grimi mirë.

Nëse humusi është shumë i trashë, shtoni ujë nga konserva e qiqrave. Masën duhet ta përzieni për disa minuta, sepse kështu do të merrni një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.

Vendoseni humusin e përgatitur në një enë për shërbim dhe pjesën tjetër në një kavanoz që do ta ruani në frigorifer.

E spërkatni humusin me pak piper pikant dhe e shërbeni.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes appeared first on Telegrafi.

Related posts

Truk për pomfrit perfekt: Ky është sekreti i përgatitjes, ka sukses çdo herë!

rezart morina

Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

admin

Shpageta ose makarona me spinaq

admin