RTV AHIRETI
Lajme

“Katari po ndërmjetëson midis Izraelit dhe palestinezëve për lirimin e të burgosurve”

“katari-po-ndermjeteson-midis-izraelit-dhe-palestinezeve-per-lirimin-e-te-burgosurve”

Katari po zhvillon negociata midis grupeve palestineze dhe Izraelit për një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e të burgosurve, raporton Anadolu.

“Katari po ndërmjetëson midis grupeve palestineze dhe Izraelit për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve”, tha një burim palestinez për Anadolu, duke kërkuar të mbetet anonim.

Ai shtoi se grupet palestineze kërkojnë lirimin e të 36 të burgosurave femra palestineze në burgjet izraelite.

Megjithatë, ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur bisedime për robërit izraelitë që mund të lirohen në këmbim, nëse ata do të jenë civilë apo ushtarë, e as informata në lidhje me gjininë e tyre.

Nuk është bërë e ditur ende një shifër e saktë për numrin e robërve izraelitë në Gaza, ndërsa zyrtarët izraelitë vlerësojnë se janë mbi 100.

Grupi i rezistencës me seli në Gaza, Hamasi, të shtunën herët nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Hamasi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë, duke vrarë më shumë se 500 palestinezë dhe duke plagosur të paktën 2.751 të tjerë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Mbi 59 të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh

admin

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë jep dorëheqje, emërohet këshilltar special për hetimet mbi ish-presidentin Trump

admin

Përdorimi global i qymyrit për energji shënon rekord në vitin 2022

admin