RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Izraeli mban trupat e pajetë të 17 palestinezëve”

“izraeli-mban-trupat-e-pajete-te-17-palestinezeve”

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se Izraeli mban trupat e pajetë të 17 palestinezëve, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Shoqatës, jepen informacione për palestinezët, trupat e të cilëve u ndaluan pasi vdiqën në burgjet ose qendrat e paraburgimit izraelit për arsye të ndryshme si tortura.

“Izraeli mban kufomat e 17 të burgosurve palestinezë. Më i vjetri prej tyre ishte trupi i një palestinezi të quajtur Enis Devle, i cili ishte i ndaluar në vitin 1980”, thuhet në deklaratë.

Trupat tjerë janë të ndaluar që nga viti 2018 ndërsa trupat e 6 të burgosurve palestinezë, përfshirë banorët e Gazës, të cilët vdiqën si pasojë e torturave pas 7 tetorit, janë ende në duart e autoriteteve izraelite.

Zyrtarja për media e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Emani Serahine deklaroi se kufomat e palestinezëve që u arrestuan dhe u vranë pas sulmit tokësor të ushtrisë izraelite në Gaza ishin në duart e Izraelit.

Serahine tha se Izraeli nuk dha informacione për numrin e palestinezëve të ndaluar në Gaza, gjendjen e tyre apo nëse ata ishin gjallë apo jo.

Autoritetet izraelite ndalojnë trupat e palestinezëve që u vranë nga ushtarët izraelitë ose vdiqën në burg “në mënyrë që t’i bëjnë ata mjet pazari në çdo shkëmbim të të burgosurve. Izraeli i varros trupat e palestinezëve të cilët nuk ua ka kthyer familjeve të tyre, në varret e quajtura “Varreza e numrave” ku në vend të emrave ka vetëm numra.

Në varrezat në fjalë janë trupat e afro 250 palestinezëve që kanë humbur jetën në mënyra të ndryshme që nga viti 1967.

Related posts

Viktima nga përplasjet me armë mes ushtrisë nigeriane dhe Boko Haram-it

Muhamet Ramadani

Aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren, humb jetën një 29 vjeçar

admin

Kryeministri libanez zotohet të rimarrë “çdo centimetër” të tokës së pushtuar dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj