Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit në Gaza kanë bërë që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, të organizojë takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Borrell në rrjetin social X njoftoi se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të Jashtëm të BE-së, u ftuan edhe ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe ministri i jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.
Borrell nuk dha informacion nëse ministrat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Takimi, i cili do të mbahet nëpërmjet video-konferencës, është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën e Brukselit.
BE-ja dhe vendet e saj anëtare, teksa reaguan ndaj sulmeve të Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit, publikuan mesazhe mbështetjeje për Izraelin. /trt