RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Gjermania mbetet partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

konjufca:-gjermania-mbetet-partner-i-pazevendesueshem-per-kosoven

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani është takuar me Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman.

Ai ka njoftuar se me anëtarë të tjerë të këtij komisioni patën mundësi të shkëmbenim perspektivat rreth çështjeve të interesit të përbashkët.

“Z. Hofreiter e falënderova për mikpritjen dhe i shpreha mirënjohje për kontributin e tij, të komisionit që drejton dhe të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në çështjet e proceseve integruese evropiane, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme dhe liberalizimit të vizave”, shkroi Konjufca në Facebook.

Related posts

Erërat dhe shiu godasin Mozambikun ndërsa stuhia po afrohet

Muhamet Ramadani

Osmani takohet sot me krerët partiakë për caktimin e datës së zgjedhjeve

admin

Bien çmimet e naftës pas sinjaleve për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

Hevzi