RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Gjermania mbetet partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

konjufca:-gjermania-mbetet-partner-i-pazevendesueshem-per-kosoven

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani është takuar me Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman.

Ai ka njoftuar se me anëtarë të tjerë të këtij komisioni patën mundësi të shkëmbenim perspektivat rreth çështjeve të interesit të përbashkët.

“Z. Hofreiter e falënderova për mikpritjen dhe i shpreha mirënjohje për kontributin e tij, të komisionit që drejton dhe të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në çështjet e proceseve integruese evropiane, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme dhe liberalizimit të vizave”, shkroi Konjufca në Facebook.

Related posts

SHBA-ja do të vendosë tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të Grenlandës

Muhamet Ramadani

Ktheu lokalin në bazë për shitje droge, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec! Pezullohet nga detyra (EMRI)

admin

Kryeministri etiopian gjatë vizitës së Erdoganit kërkon mbështetjen e Turqisë për qasje në det

Muhamet Ramadani