RTV AHIRETI
Lajme

Kosova pranon donacion nga ICMP-ja pajisje të cilat do të ndihmojnë në analizat e ADN-së

kosova-pranon-donacion-nga-icmp-ja-pajisje-te-cilat-do-te-ndihmojne-ne-analizat-e-adn-se

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar një donacion nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur (ICMP), raporton Anadolu.

Në një takim të mbajtur në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të institucioneve dhe organizatave të cilat merren me personat e zhdukur në Kosovë, u tha se ky donacion prej katër pajisjesh do të ndihmojnë në proceset e analizës së ADN-së.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, tha se instrumentet të cilat po i pranon Forenzika janë shumë të rëndësishme për ADN-në, të cilat janë të teknologjisë së fundit dhe të akredituara me standardet ndërkombëtare.

“Këto nuk do të ndihmojnë vetëm për kryerjen e rasteve të përditshme të veprave penale, por, do të ndihmojë edhe në rastet e identifikimit të personave të zhdukur, përmes analizës shkencore të ADN-së”, theksoi Olluri.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se komisioni që ai udhëheqë dhe ICMP-ja kanë një histori të gjatë rrugëtimi së bashku.

Hoti falënderoi ICMP-në për “investimet e vazhdueshme në Kosovë”.

“ADN-ja është shumë e rëndësishme për institucionet kosovare dhe Komisionin tonë, sepse kjo mënyrë e identifikimit ka filluar të realizohet në Kosovë vetëm nga viti 2003 dhe nuk është bërë më herët, kur kemi përdorur mënyra tradicionale për identifikimin e personave të zhdukur. Është rruga më e mirë për identifikimin e personave të zhdukur”, theksoi Hoti.

Donacioni i dhuruar nga ICMP për Forenzikën kap vlerën prej 15 mijë eurosh në fazën fillestare, ndërsa është konfirmuar për marrjen edhe të një donacioni tjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Në Kosovë që nga lufta e fundit e vitit 1998-99 ende mungojnë mbi 1.600 persona të zhdukur.

Related posts

Mbi 1.000 studentë protestojnë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Harvardit

RTI

Zyrtari i NATO-s në Beograd: Fushata ajrore e vitit 1999 krijoi kornizë të re të sigurisë së përhershme në Kosovë

admin

Ish-ministri iz’raelit bën thirrje për ndalimin e të gjitha ndihmave humanitare në Ga’za

RTI