RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

FSK dhe KFOR-i konfirmojnë gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë

fsk-dhe-kfor-i-konfirmojne-gatishmerine-per-rritje-te-bashkepunimit-te-ndersjelle

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş.
Zhvillimet e sigurisë në vend dhe rajon ishin temë diskutimi, përderisa të dy udhëheqësit konfirmuan gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë, transmeton lajmi.net.

“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë”, thuhet në një komunikatë.

Related posts

Vritet një polic në Serbi, Daçiqi thotë se i dyshuari është një kosovar

Muhamet Ramadani

“Shoqëria sllovake, e polarizuar”- Analiza e DW: Atentati kundër kryeministrit Robert Fico, sulm me parahistori!

admin

Hajnat tentojnë të vjedhin një bankomat në Vushtrri

admin