RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drilon Gashi emërohet shef i misionit të Kosovës në Poloni

drilon-gashi-emerohet-shef-i-misionit-te-kosoves-ne-poloni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar Drilon Gashin shef të misionit të Kosovës në Varshavë.

Me këtë rast, Osmani thotë se ky është një moment historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë.

“I lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, ka shkruar ajo në “X”.

Pas emërimit, ka reaguar edhe vetë Gashi i cili ka thënë se ka nderin dhe privilegjin ta ketë këtë pozitë.

“Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, është shprehur ai.

Related posts

Borrell: Putini paraqet rrezik më të madh për Evropën nëse dobësohet

admin

New York Post: Shërbimi Sekret e pranon, kishte refuzuar sigurinë shtesë për Donald Trump

admin

Pritet gjoba të majme për Elon Musk, BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

admin