RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryekëshilltari i Netanyahut: Është e “paqartë” se kush i ka vrarë mijëra fëmijë në Gaza

kryekeshilltari-i-netanyahut:-eshte-e-“paqarte”-se-kush-i-ka-vrare-mijera-femije-ne-gaza

Mark Regev, kryekëshilltari për Marrëdhënie të Jashtme dhe Komunikim Ndërkombëtar i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se është e paqartë se kush i ka vrarë mijëra fëmijë në Gaza që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu.

Regev iu përgjigj pyetjeve të Mehdi Hasan në një program të drejtpërdrejt në kanalin televiziv MSNBC.

Pasi këshilltari izraelit pohoi se nuk duhet besuar në shifrat që Hamasi i bën të ditur rreth civilëve të vrarë, Hasan tha: “Me sytë e mia pash një kufomë të fëmijës duke u nxjerrë nga rrënojat”.

“Këto janë fotografi që Hamasi dëshiron t’i shihni”, iu përgjigj Regev.

Në pyetjen e Hasan, “A jeni duke pranuar se po vritni fëmijë në Gaza? Ose mohoni?, Regev u përgjigj: “Jo, nuk pranoj”.

Duke pretenduar se është e paqartë se kush i ka vrarë fëmijët në Gaza që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit, Regev tha se “Para së gjithash, nuk dini se kush dhe si i ka vrarë këta fëmijë”.

“Jam dakord që nuk duhet të besojmë verbërisht çdo gjë që thotë Hamasi, por pse duhet të besojmë atë që thotë qeveria juaj?, potencoi se të ashtuquajturat ‘dëshmi’ të paraqitura në lidhje me pretendimet se spitali Al-Shifa është përdorur si ‘shtab’ ishte gënjeshtër”, tha Hasan.

Regev, kësaj iu përgjigj vetëm duke thënë: “Çdokush mund të bëjë gabime”.

Related posts

Bullgari, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 2 tetor

admin

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri, nuk ka të lënduar

Muhamet Ramadani

Danimarka do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Hevzi