RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drilon Gashi emërohet shef i misionit të Kosovës në Poloni

drilon-gashi-emerohet-shef-i-misionit-te-kosoves-ne-poloni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar Drilon Gashin shef të misionit të Kosovës në Varshavë.

Me këtë rast, Osmani thotë se ky është një moment historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë.

“I lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, ka shkruar ajo në “X”.

Pas emërimit, ka reaguar edhe vetë Gashi i cili ka thënë se ka nderin dhe privilegjin ta ketë këtë pozitë.

“Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, është shprehur ai.

Related posts

Vendim i ri nga qeveria e SHBA, Trump shkarkon më shumë se 20 ambasadorë amerikanë të emëruar nën administratën e Bidenit

admin

Rritet në 12 numri i palestinezëve të vrarë në Jenin

admin

Turi rajonal para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa në Kosovë, takime me krerët e shtetit dhe partive

admin