RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës

biden:-autoriteti-palestinez-duhet-te-marre-kontrollin-e-gazes-dhe-bregut-perendimor-pas-luftes

Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës, sipas një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, ndër të tjera, për zhvillimet në Lindjen e Mesme theksoi se nuk duhet të ketë shpërngulje të dhunshme të qytetarëve nga Rripi i Gazës, ndërkohë që Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës duhet të bashkohen nën një strukturë të përbashkët qeveritare.

Joe Biden paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë urdhra ndalimi kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

“Unë i kam thënë udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të marrë fund dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”,theksoi presidenti amerikan. /abcnews

Related posts

Marinsat amerikanë trajnuan policët ushtarakë të FSK-së

admin

Turqia rrit pagën minimale me 49 për qind

Muhamet Ramadani

“Nuk dua armëpushim, ne po e shkatërrojmë Iranin” – Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet! Vendimi i Britanisë për bazat? Duhet të kishte vepruar më shpejt

admin