RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arreston dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë gra dhe gazetarë

ushtria-izraelite-arreston-dhjetera-palestineze-ne-bregun-perendimor,-perfshire-gra-dhe-gazetare

Ushtria izraelite arrestoi tri gra dhe dy gazetare mes 70 palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha sot një organizatë joqeveritare lokale, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite kryen bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar gjatë natës, tha në një deklaratë me shkrim Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Ajo raportoi se në këto bastisje, 70 palestinezë, kryesisht nga kampi i refugjatëve Balata në Nablus, u arrestuan, duke përfshirë tri gra dhe dy gazetarë.

Në deklaratë thuhet se trupat izraelite kanë kërcënuar familjet palestineze dhe kanë dëmtuar shtëpitë gjatë bastisjeve.

Sipas raporteve, numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor është rritur në 2.920 që nga 7 tetori.

Ndërsa ushtria izraelite bombardon rëndë Rripin e bllokuar të Gazës, bastisje po kryhen gjithashtu në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, duke rezultuar në arrestimin e palestinezëve me akuza të ndryshme.

Që nga 7 tetori, gjithsej 214 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds.

Related posts

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

admin

BE-ja do t’i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

Muhamet Ramadani

Zelenskyy thotë se është “gati” për zgjedhje brenda 60-90 ditësh, u bën thirrje partnerëve të ndihmojnë për sigurinë

Muhamet Ramadani