RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marinsat amerikanë trajnuan policët ushtarakë të FSK-së

marinsat-amerikane-trajnuan-policet-ushtarake-te-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se marinsat amerikanë kanë trajnuar policët ushtarakë të FSK-së.

Mehaj ka theksuar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuri për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.

“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related posts

Babait nga Gaza ia vrasin 15 familjarë në shtëpi, teksa ai kërkonte bukë për ta jashtë

Muhamet Ramadani

Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, Papa dënon vendimin e Ukrainës

admin

Rusia nënshkruan marrëveshje me Vietnamin për ndërtimin e centralit të parë bërthamor

admin