RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg nesër në Kosovë: Takon liderët shtetërorë

stoltenberg-neser-ne-kosove:-takon-lideret-shteterore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën nesër në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit.

Related posts

Itali – Produktet e shportës në rritjen më të madhe që nga viti 1984

admin

Mijëra besimtarë falin namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe Ajasofja

admin

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Muhamet Ramadani