RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali – Produktet e shportës në rritjen më të madhe që nga viti 1984

itali-–-produktet-e-shportes-ne-rritjen-me-te-madhe-qe-nga-viti-1984

Në korrik, tendenca e inflacionit shënoi një rënie me një të dhjetën pikë përqindje në krahasim me muajin qershor (+ 8,0%) në + 7,9%, ndërkohë që indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0,4% në baza mujore, sipas Istat.

Ngadalësimi i inflacionit u ndikua nga rënia e produkteve të energjisë (nga + 48,7% në qershor në + 42,9%) falë të gjitha produkteve të rregulluara të energjisë (nga + 64,3% në + 47,8%) dhe vetëm në një masë minimale nga burimet e parregulluara të energjisë (nga + 39,9% në + 39,8%).

Inflacioni bazë neto nga energjia dhe ushqimet e freskëta u përshpejtua nga + 3,8% në + 4,1% dhe inflacioni neto vetëm i energjisë nga +4,2 në + 4,7%.

Përshpejtimi i çmimeve të të ashtuquajturës “produktet e shportës”, e cila arriti një nivel rekord prej + 9,1%, duke shënuar një rritje që nga shtatori i vitit 1984.

Gjithashtu ka patur një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, të kujdesit shtëpiak dhe personal (nga + 8,2% në + 9,1%) dhe të produkteve me frekuencë të lartë blerjesh (nga + 8,4% në + 8,7%).

Inflacioni në Eurozonë ka prekur një rekord të ri. Në korrik inflacioni u rrit në 8.9%, nga 8.6% në qershor, niveli më i lartë që nga lindja e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.

Rritja e inflacionit mesatar vijon të ndiqet nga dinamika e çmimeve të energjisë, + 39,7% në korrik, krahasuar me + 42% në qershor, e ndjekur nga rritja e çmimeve të ushqimit, alkoolit dhe duhanit (9,8%, krahasuar me 8,9% në qershor), produktet industriale joenergjetike (4,5%, krahasuar me 4,3% në qershor) dhe te shërbimeve (3,7%, krahasuar me 3,4% në qershor). /atsh

Related posts

Vala e tretë e të nxehtit godet Italinë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42°C/ Ja zonat që do të goditen më fort

RTI

EURO 2024/ Mesazhe politike dhe thirrje shoviniste, UEFA reagon pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, nis procedurë disiplinore pas veprimeve të tifozëve serbë

admin

Presidenti turk dhe kryeministri malajzian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale

RTI