RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kanceri ovarian, një sëmundje vdekjeprurëse për femrat, ja shenjat që nuk duhen neglizhuar

kanceri-ovarian,-nje-semundje-vdekjeprurese-per-femrat,-ja-shenjat-qe-nuk-duhen-neglizhuar

Kanceri Ovarian është shtuar së tepërmi dhe gjithashtu cilësohet si një ndër sëmundjet kancerogjene më vdekjeprurëse, të gjendura në trupin e femrave. Rreth 90% e femrave munden ta mposhtin këtë sëmundje nëse kapet në fazat e para.

Këto janë 6 shenjat për të cilat duhet të tregoni kujdes:

Fryrjet e trupit

Shumë prej nesh vuajmë nga fryrjet por këtu po flasim për fryrje kronike, që në mënyrë të vazhdueshme nuk largohen edhe pasi ne kemi disa orë që kemi ngrënë ose që kemi kryer nevojat personale.

Dhimbje të barkut ose në zonën pelvike (legeni)

Dhimbjet e barkut nuk janë të pazakonta por nëse janë të vazhdueshme dhe i ndjejmë çdo ditë, kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon si duhet.

Ndiheni të fryrë kur jeni duke ngrënë

Ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit janë gjithmonë të rëndësishme. Nëse normalisht ju konsumoni tre vakte në ditë dhe papritur e gjeni veten duke ngrënë me sforcim gjysmën e vaktit të mëngjesit, diçka nuk shkon si duhet.

Ndjeni nevojën të urinoni më shpesh

Nëse konsumoni shumë ujë është normale kjo simptomë por nëse urinoni shumë shpesh pa ndonjë arsye, kjo gjë duhet të kontrollohet.

Ndryshime në kryerjen e nevojave personale

Duhet treguar kujdes dhe vëmendje në mënyrën e kryerjes së nevojave tona personale. Nëse diçka ndryshon dhe nuk është më si më parë kjo do të thotë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore.

Humbje në peshë e pashpjegueshme

Nëse nuk jeni munduar që të humbni peshë dhe e gjeni vetën me disa kg minus, kjo nuk është një shenjë e mirë. Kjo është një nga shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundje. Nëse arrini të humbisni në peshë, më tepër se 4 deri në 5 kg në muaj, duhet patjetër të kryeni një vizitë mjekësore.

Related posts

Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç, mund të paralajmërojë shfaqjen e këtij lloji kanceri vdekjeprurës

admin

A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

admin

Këto dhimbje të kokës nuk duhet t’i injoron

rezart morina