RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërrin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

shefi-i-nato-s,-jens-stoltenberg,-mberrin-per-vizite-zyrtare-ne-maqedonine-e-veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me ceremoni zyrtare ka pritur sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Shkup, raporton Anadolu.

Kjo është vizita e parë e shefit të NATO-s në Maqedoninë e Veriut pasi vendi u bë anëtar i plotfuqishëm i aleancës.

Sipas agjendës së vizitës zyrtare të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është mbajtur takim kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, pas së cilës mbahet takim bilateral i dy delegacioneve.

Gjithashtu, Kovaçevski dhe Stoltenberg do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Stoltenberg gjatë ditës së sotme do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë ditës së nesërme, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit jozyrtar të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni. Stoltenberg dhe Kovaçevski do të mirëpresin liderët e ftuar të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Stoltenberg është në një turne katër-ditor në Ballkan nga 19 deri më 22 nëntor, gjatë të cilit ai vizitoi Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Kremlini mohon akuzat nga opozita turke për ndërhyrje në zgjedhje

admin

SHBA, anulohen mbi 2.700 fluturime ditore për shkak të mbylljes së qeverisë

RTI

Vr’iten dhe pl’agosen shumë pa’lestinezë nga su’lmet iz’raelite gjatë natës në Ga’za

Muhamet Ramadani