RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet izraelite në veri të Gazës mëngjesin e sotëm u vranë 80 palestinezë

ne-sulmet-izraelite-ne-veri-te-gazes-mengjesin-e-sotem-u-vrane-80-palestineze

Të paktën 80 palestinezë u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu në veri të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite goditën shumë zona në veri të Gazës.

Në lajmin i cili bazohet tek një zyrtar shëndetësor emri i të cilit nuk zbulohet, në sulmet e kryera mëngjesin e sotëm në veri të Gazës humbën jetën 80 palestinezë.

WAFA më parë raportoi se forcat izraelite goditën një shkollë në lagjen Jabalia në të cilën ishin strehuar palestinezët. Në lajm thuhej se në sulme ishin shënjestruar disa shtëpi në lagjen Beit Lahia.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë mbi 13.300 palestinezë, përfshirë të paktën 5.650 fëmijë dhe 3.550 gra.

Related posts

Dita e katërt e raundit të pestë të bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA nis në Washington

admin

BE dënon marrëveshjen e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

Muhamet Ramadani

“Më jep një dozë të madhe ketamine dhe ma bëj gati vaskën”- Fjalët e fundit të yllit të “Friends” për ndihmësin e tij! Tre gjilpëra në 6 orë! Çfarë u zbulua nga dosja hetimore

admin