RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez “të çmilitarizuar”

presidenti-egjiptian-ben-thirrje-per-krijimin-e-nje-shteti-palestinez-“te-cmilitarizuar”

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka bërë thirrje për krijimin e një shteti palestinez “të çmilitarizuar me garanci dhe praninë e forcave evropiane, amerikane apo të OKB-së”, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia egjiptiane e lajmeve MENA, thirrja e presidentit egjiptian erdhi në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe kryeministrin belg, Alexander De Croo, pas një takimi në Kajro ku u diskutuan zhvillimet në Rripin e Gazës.

Siç theksoi al-Sisi, duhet të ekzistojë një shtet palestinez sipas kufijve të 4 qershorit të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet dhe “krah për krah me Izraelin”.

“Ne jemi të gatshëm që ky shtet të çmilitarizohet dhe të ketë garanci për praninë e forcave, qoftë nga NATO, OKB-ja apo forcat arabe apo amerikane, në mënyrë që të arrijmë sigurinë për të dy shtetet, shtetit palestinez që po lind dhe shtetit izraelit”, tha al-Sisi.

Presidenti egjiptian theksoi “domosdoshmërinë e njohjes së shtetit palestinez nga komuniteti ndërkombëtar dhe sjelljen e tij në OKB”.

Related posts

Shefi i policisë skoceze pranon se brenda tyre ka “racizëm institucional”

admin

SHBA përcakton grupin Wagner si Organizatë Kriminale Ndërkombëtare

admin

Vuçiqi informon partinë për dorëheqje, shkak pretendohet të jenë “presionet” e Perëndimit për Kosovën

admin